“Çmendet” Putin, Rusia mesazh SHBA-ve: “Doni luftë por kujdes”

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do ti japë Amerikës një luftë, pasi Joe Biden bëri një thirrje për sulm kibernetik në email-et e Kremlinit.

Ekspertë ushtarakë të Moskës kanë thënë se, Vladimir Putin nuk do të tërhiqet sidomos tani kur është në mes të tensioneve të shkallëzuara mes superfuqive botërore. Por, shefi ushtarak i Kremlinit, Lt Gen Yevgeny Buzhinsky, e ka përshkruar veprimin provokues si “konfrontim në shkallë të plotë”.

Referuar shkrimit të gazetës britanike, “Daily Express”, nënvizohet se gjenerali në pension pohoi se: “Sigurisht, nuk është një reagim sa i përket Rusisë apo si Putin e sheh atë, por është një shkallë e plotë konfrontimi në të gjitha frontet. Nëse doni një konfrontim, ju do të merrni një të tillë. Por kjo nuk do të jetë një ballafaqim që dëmton interesat e Shteteve të Bashkuara. Ju doni një konfrontim, ju do të merrni një të tillë kudo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dimitri Peskov, i denoncoi kërcënimet e Bajden. Ai tha se: “Kërcënimet e drejtuara kundër Moskës dhe udhëheqjes së shtetit tonë janë të papara për shkak se ata janë të shprehura në nivelin e zëvendës presidentit amerikan. Për këtë sfond agresiv, të kësaj linje të paparashikueshme, që ne duhet të marrim masa për të mbrojtur interesat tona, për të mbrojtur rreziqet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Yuri Ushakov gjithashtu akuzoi SHBA-në për “kërcënime” dhe “paturpësi kufitare”. Shefat e Pentagonit paralajmërojnë se Rusia mund të jetë në prag të nisjes të një sulmi të “tmerrshëm” bërthamor.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?