Çmimet e fluturimeve do të rriten në verë

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit, për shkak të kërkesës së madhe dhe numrit më të ulët të avionëve në shërbim. Shefi ekzekutiv i booking.com, Glen Fogel, tha për ”BBC” se çmimet kanë nisur që tani të rriten. “Kërkesa ështe e madhe. Të gjithë duan të udhëtojnë, por ne duam që ta bëjmë në mënyrë sa më të sigurt”, u shpreh ai.

Kompanitë ajrore kanë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme numrin e fluturimeve për shkak të kufizimeve të Covid-19. Pavarësisht kërkesës në rritje, pasiguria e bën të vështirë për kompanitë të planifikojnë rikthimin e më shumë avionëve në shërbim.

John Grant, analist i aviacionit thotë se kjo gjë do të ketë ndikim të konsiderueshëm në udhëtime, ndërkohë që kufizimet hiqen. Mungesa e qartësisë rreth asaj se si do ta njohin qeveritë vaksinimin dhe statusin e testimit nga shtetet tjera, po shqetëson industrinë e udhëtimit, e cila është dëmtuar rëndë nga pandemia e Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?