Dashmir Shehi për Berishën: Të hapi krahun, e kuptoi se protesta është më e madhe se partitë
I ftuar në emisionin ”Koha Jonë-Debat”, Dashmir Shehi duke folur për jehonën ndërkombëtare të protestës, tha se pasqyrimi nga mediat e huaja përfshin interpretime të ndryshme, por theksoi se çështja kryesore lidhet me kundërshtimin e projekteve të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Në lidhje me qëndrimin e Sali Berisha ndaj protestës, Shehi u shpreh se lideri demokrat e sheh zhvillimin e ngjarjeve në funksion politik, por shtoi se kundërshtimi i protestës do t’i kushtonte politikisht më shumë sesa mbështetja e saj. Ai pranoi gjithashtu se në protestë ka pjesëmarrës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, përfshirë figura dhe funksionarë të saj.
Pjesë nga debati
Shehi: Këta që ne vijnë për natë këtu, me kalamaj për dorë me gratë për krahu, nuk kanë për të ardhur vazhdimisht në qoftë se nuk shohin një shpresë, një produkt atje. Kështu që unë gjykoj që duhet ta mendojnë gjithnjë një formacion elektoral. Mos i vjmë këto emrat e vjetër partie, se këto për herë të parë kanë hapur dialektikën politike në Shqipëri. Ky lloj raporti që kemi ne, Partia e Vjetër Socialiste atje, Partia e Re Demokratike që janë 30 vjet, 35 vjet në të njëjtat funksione, nuk lejnë hapësirë për të hyrë të tjerë. Ky proçes ka filluar, se e treguan ato partitë e reja.
Lesi: Kjo protestë është pasqyruar nga sjendja në BBC nga të gjithë mediat kryesore botërore. A është edhe një protestë që po shfrytëzohet kundër Trumpit nga mediat botërore?
Shehi: Po, edhe ajo është. Kur bëhet një protestë kanë brenda shumë komponentë. Atje brenda ka njerëz që i bie mendja për natyrën. Atje brenda ka mund të ketë njerëz si Europa i sheh me simpati që shiko ato atje se kanë qejf fort Trump-in, edhe në Shqipëri se dashkan që kjo në fakt s’ka lidhje me Trump-in hiç se ai Trumpi është Sazan nuk është në Zvërnec, se këto janë akorbacirat që bën Rama.
Lesi: Berisha fillimisht nuk e mbështeti tre ditët e para pak a shumë këtë lëvizje, pastaj doli duke përkrahur. A është mbështetje real apo hipokrizi?
Shehi: Berisha e bën çdo gjë politikisht edhe në funksion të vetë. Edhe e kuptojnë që këto janë përtej nesh me i dalë kundër humb më tepër ky është.
Lesi: A mendon që ka element të PD-së brenda protestës pa flamurin e PD-së?
Shehi: Janë ato që kanë qenë desident të PD-së. Që kur i dhanë dhe një leje, kanë filluar me dalë dhe këto si zyrtarë PD-je, funksionarët, deputetët duken dhe këto tashi nëpër miting dhe bëjnë mirë. E mira fare, ideale do ishte që Berisha të hapte krahun. ”Ja po iki unë i pari”, ti thotë Ramës, dhe e lë me shpatulla për muri atë, edhe atëherë do u përplaste taman që i thonë ”Ja këto të tjerët po bëjnë një front të madh opozitar”. Kjo do të çlironte pjesën tjetër të PD-së, se atje në protestë ka edhe njerëz që janë të majtë. Se jo çdo i majtë është hajdut, apo injorant që se dashka Shqipërinë.

KOHA JONË SONDAZH

