Dasma e shumëkomentuar: Sulltani 65-vjeçar pagoi 50 milion USD për t’u martuar me 25-vjeçaren
Nusja e Emirateve të Bashkuara Arabe mori dhurata të shumta për martesën e saj. Megjithatë, që të bëhej nuse e kësaj familjeje, mediat shkruajnë se asaj iu ofruan rreth 50 milion dollarë.
Një karrocë e mbushur me dhurata për nusen dhe familjen e saj, u pa gjithashtu në vendin ku u bë dasma. Historitë rreth kësaj dasme janë bërë virale në internet.
Nuk kanë qenë të pakta dhe reagimet e qytetarëve në lidhje me këtë ngjarje mjaft interesante. Amal Abdul, një përdorues i Twitter, shkruan:
Sulltan bin Salman, princi saudit 68 vjeç u martua me një vajzë 25 vjeçare. Çmimi i saj ishte rreth 50 milion dollarë. Kishte diamante si dhuratë. Madje, kishte diamante edhe në fustanin e saj të nuses”.
Sulltan bin Salman është i pari Saudit, Arab apo Mysliman që udhëtoi në hapësirë. Udhëtimi i tij u realizua në vitin 1985 në anijen hapësinore të NASA-s Discovery. Babai i tij ka qenë mbret i Arabisë Saudite që nga 2015.
Saudi Arabian Prince Sultan Bin Salman paid USD 50m as dowry for a 25year old bride and you are here complaining when she asks you for lunch pic.twitter.com/Yxh2pEz6Ya
— TheRealMvitaOne (@FauzKhalid) April 30, 2018
KOHA JONË SONDAZH

