Deklarata e politikanes Gjermane; Qëlloni mbi emigrantët

Udhëheqësja e një partie të krahut të djathtë në Gjermani ka shokuar me deklaratën e saj, duke thënë se  refugjatët të cilët përpiqen të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme duhet të qëllohen.

Frauke Petry, tha në një intervistë se një oficer i policisë duhet ” përdorë armën e zjarrit ” për të ndaluar kalimin e paligjshëm të kufirit të refugjatëve.  Edhe pse kjo është në kundërshtim me ligjin, sipas Daily Mail këtë deklaratë të politikanes nuk e ka mbështetur asnjë force tjetër gjermane.

Gjermania pa rreth 1,1 milion azilkërkues të hynin në vend vitin e kaluar. Kancelarja Angela Merkel është kritikuar për refuzimin e saj ndaj politikës së saj, për mbylljen e dyerve ndaj  migrimit.  Intervista e saj u dënua gjerësisht si nga politikanët, duke thënë se asnjë polic gjerman nuk duhet të qëllojë një refugjat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kushdo që propozon një qasje e tillë radikale, me sa duket dëshiron të përmbysë sundimin e ligjit dhe të shfrytëzuar policinë,” tha Joerg Radek, zëvendës-kryetar i sindikatës së policisë PBB, tha në një deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?