Demonstratë e 3000 iranianëve në Londër në mbështetje të opozitës iraniane

Të shtunën më 27 korrik 2019, 3000 iranianë që banojnë në Londër zhvilluan një demonstratë në rrugët qendrore të Londrës dhe kërkuan sanksione gjithëpërfshirëse kundër regjimit të mullahëve në Iran dhe zyrës së Khamenei-t. Ata shprehën mbështetje për rezistencën iraniane dhe presidenten e zgjedhur të saj, Maryam Rajavi, si dhe planin e saj me 10 pika për të ardhmen e Iranit.

Znj. Rajavi u tha demonstruesve përmes një mesazhi me video: “Demonstrata juaj në Londër sot është kulmimi i një serie tubimesh protestuese për Lirinë e Iranit, të cilat u zhvilluan nga Brukseli në Uashington e nga Berlini në Stokholm brenda një muaji e gjysëm. Kjo demonstratë është gjithashtu vazhdimësi e tubimit të përvitshëm të Rezistencës Iraniane që u mbajt në Ashraf 3 për pesë ditë, dy javë më parë.”

Ajo shtoi se paqja dhe liria po fitojnë në betejën kundër regjimit të Velayat-e faqih. Kjo bie në kundërshtim me paqësuesit të cilët po e mbrojnë regjimin nën maskën e paqes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Znj. Rajavi u bëri thirrje Britanisë dhe Europës që të mos u paguajnë më haraç mullahëve, të mos ndihmojnë në reduktimin e sanksioneve, si dhe i bëri thirrje në mënyrë specifike qeverisë së re të Mbretërisë së Bashkuar që t’i mbështesë të drejtat e njeriut në Iran.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tubim folën politikanë të spikatur si Matthew Offord, anëtar i Parlamentit Britanik, Struan Stevenson, ish-anëtar i Parlamentit Europian, Senatorja Catherine Noone, Zëvendës-Kryetare e Senatit Irlandez, Jim Higgins, ish-anëtar i Presidiumit të Parlamentit Europian, Senatori Jerry Horgan nga Senati i Irlandës, Roger Godsif, Anëtar i Parlamentit Britanik, si dhe disa anëtarë të Shoqërisë së Ligjit të Anglisë dhe Uellsit.

Dr. Matthew Offord tha: “Ishte nder për mua të kryesoja një delegacion britanik në evenimentin Free Iran në Ashraf 3 të Shqipërisë. Ishte një mundësi për t’u takuar me njerëzit e Ashraf dhe për të dëgjuar eksperiencat e tyre dhe shpresat për të ardhmen.”

“Gjatë vizitës u bindëm se Madamë Rajavi përfaqëson një mundësi të madhe për të ardhmen e Iranit. Ajo kërkon paqe në rajon. Ngjarjet e fundit në Gjirin Persik tregojnë se Irani merret me pirateri shtetërore,” tha Dr. Matthew Offord, anëtar i parlamentit britanik, duke iu referuar Presidentes së opozitës iraniane NCRI, Maryam Rajavi.

Struan Stevenson, i cili është tani Koordinator i Fushatës për Ndryshimin e Iranit (CIC), tha në tubimin Free Iran në Londër:

“Pasi vuajti nga sulme të shumta në Kampin Ashraf dhe në Kampin Liberty në Irak, MEK është ngritur nga hiri i saj në Ashraf 3 të Shqipërisë… Mesazhi im drejtuar Boris Johnson dhe qeverisë së tij: Ju lutem respektojeni PMOI-në dhe udhëheqësen e saj karizmatike, znj. Rajavi. Ju lutem respektojeni betejën e tyre për ndryshim regjimi. Nuk kemi nevojë për ndërhyrje. Thjesht duhet të mbështesim popullin dhe Rezistencën,” theksoi z. Stevenson në një mesazh drejtuar qeverisë së re të Mbretërisë së Bashkuar.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?