Dënimi me vdekje në SHBA, ekzekutohet vrasësi serial i homoseksualëve

Gary Ray Bowles, vrasësi serial i cili vriste vetëm burra homoseksualë është ekzekutuar në Florida me injeksion vdekjeprurës.

Në një kohë kur debati për dënimin me vrasje po zien në SHBA, Bowles është personi i 13 që ekzekutohet në Amerikë gjatë këtij viti.

Ai është gjithashtu i burgosuri i 99 që ekzekutohet në Florida që nga viti 1976, kur dënimi me vdekje u rivendos nga Gjykata e Lartë e këtij shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bowles ka pranuar vrasjen e 6 burrave në vitin 1994, në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Florida në Merilend, por u dënua vetëm për tre vrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rasti i tij fitoi vëmendje të madhe mediatike pasi sipas hetimeve, 57-vjeçari i lindur në Virxhinian Perëndimore u rrit në një familje abuzive. Ai gjithashtu kishte punuar si prostitutë për homoseksualët disa vite përpara se të fillonte ti vriste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?