Deputetët italianë bëjnë deklaratat ‘bombë’ mbi COVID-19: Historia është e pafalshme! Na trajtuat si kriminelë!
Politikani Vittorio Sgarbi teksa citon Institutin e Shëndetit Publik hedh akuza të rënda ndaj qeverisë duke e akuzuar se po manipulon numrin e viktimave, dhe po i përdor të vdekurit për terrorizëm.
Sipas Sgarbit, të paktën 60% e viktimave kanë shkak patologji të tjera, si zemra apo kanceri dhe jo prekjen nga Covid -19.
Më tej duke thënë se në 4 Maj Gjermania do të funksionojë normalisht, deputeti tha se Italia është nënshtruar dhe ka mbyllur 70% të industrisë.
“Jo më 26 Shkurt, po në 9 Mars, shkenca thoshte se virusi ishte pak më shumë se një grip. Ajo shkencë nga e cila është frymëzuar kjo qeveri. E ka thënë dhe është e dokumentuar. Atëherë thoni të vërtetën. i dëgjuat dhe i dhatë numrat. Po i jap dhe unë. Mos thoni 25 mijë të vdekur, nuk është e vërtetë. Mos i përdorni të vdekurit për retorika politike dhe terrorizëm. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë kanë vdekur nga patologji të tjera. Ekzaktësisht numrat thonë këtë. Është e vërteta. 60 përqind kanë vdekur nga patologji të tjera, thënë nga Instituti i Shëndetit Publik, nëse nuk e di lexo”, u shpreh Sgarbi,
“Në Gjermani, ekonomia, shëndetësia dhe shkollat në 4 Maj do të funksionojnë normalisht. Jemi vendi me të drejtat më të vogla në Europë. Gjermania ka dhënë prova të forcës dhe të përgjigjes së drejtë, ne këtu jemi nënshtruar edhe një herë nga Gjermania nga sëmundja. Kemi mbyllur 70% të ndërmarrjëeve. Isha i pari që kërkova mbylljen e parlamentit. Pikërisht se e vërteta është gjëja më e rëndësishme të japim numrat realë. Të mos gënjejmë. Të paktën këtu të themi të vërtetën, të matemi me Gjermaninë, të jemi të bashkuar në liri, kundër hipokrizisë dhe numrave falsë që jepen për të terrorizuar italianët. 25 mijë të vdekurit janë të vdekur nga infarkti, nga kanceri, të mos i përdorim për të trembur italianët për t’u dhënë qytetarëve lajme të rreme. Nuk kanë vdekur në Itali 25 mijë persona nga koronavirus, nuk është e vërtetë”, tha Sgarbi në parlament.
Në të njëjtën linjë me Sgarbin qëndron edhe deputetja Sara Cuinal.
“Historia është e pafalshme dhe një ditë do të duhet të shpjegosh pse sakrifikove Italinë dhe Kushtetutën tonë, duke na nënshtruar në lojërat e pushtetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke e lënë Italinë të bëhet vendi i luftërave të reja, sigurisht i bërë edhe me viruse dhe shitje të të gjitha informacionet tona, madje edhe ato më private dhe intime.”, u shpreh Sara Cunial.
” Ne u spiunuan, nënshtruan, u trajtuan si kriminelë nga një qeveri që brenda dy muajsh shkatërroi të drejtat tona themelore dhe kushtetuese. Parlamenti u zëvendësua nga forcat e ndryshme të detyrave që kanë porositur Italinë. Militarizimi i gjerë dhe bombardimi i mediave janë përdorur si një mjet propagande për të kushtëzuar mendjen e italianëve, duke përdorur” – përfundoi Cunial.

KOHA JONË SONDAZH

