Deputeti sjell djalin në Parlament, presidenti e ushqen me biberon

Në punë në Parlament me beben në krah. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Zelandën e Re, ku deputeti laburist Tamati Coffey, pasi ka përfunduar lejen e paslindjes, në 21 gusht ka marrë të birin Tūtānekai Smith-Coffey në sallë.

Gjatë debatit parlamentar, presidenti i dhomës Trevor Mallard është ofruar të mbajë të voglin dhe ta ushqejë me biberon teksa kryesonte seancën.

“Zakonisht karriget e relatorëve përdoret vetëm nga presidentët, por sot është një vip këtu me mua”, ka shkruar në Twiiter.
Bebja është fëmija biologjik i Tim Smith, partnerit të Coffey dhe ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate, mikeshë me çiftin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?