Dështim 25-vjeçar i SHBA-ve përballë Rusisë
“Politika e SHBA-së për Rusinë ka dështuar”. Kështu titullohet një shkrim i revistës së njohur “Foreign Policy” që ka për autor Rhimas Graham dhe Mattheq Rojansky. Shkrimi sjell në vemendje një nga problemet kryesore të SHBA-së sot, që është pikërisht përballja me bilanc negativ me Kremlinin.
Duke qenë se nuk thuhet ende se ky bilanc vjen nga një dobësi sistemike apo strukturore, dsy autorët sugjerojnë për kandidatët për presidentë që qasja dhe premisat e politikës së jashtme ndaj Moskës të rishikohen. Duke ⌀⌅lluar me ato që quhen dy aksioma të saj: e para që Kremlini i kundërvihet SHBA-së për shkak të politikave antidemokratike dhe së dyti aksioma se fushat e marrëveshjeve mund të ndahen nga ato ku ka konflikt. “Është esenciale të kuptohet dhe pranohet se problemet e Amerikës me Rusinë nuk vijnë vetëm për shkak të Putinit. Ato janë gjeopolitike”, shkruajnë autorët duke kujtuar se edhe largimi i presidentit aktual të Rusisë nuk do të ofrojë zgjidhje për sfidat që përballin dy vendet. Proporcionaliteti është një tjetër sugjerim për të menaxhuar lëvizjet e Moskës, larg masave paternalizuese dhe hegjemone që udhëhoqën politikën e jashtme amerikane për 25 vite.
Hapi i radhës që sugjerohet në këtë udhëzim për marrëdhëniet me Rusinë është moslejimi që Ukraina të kthehet në një kon⌀⌅ikt të ngrirë. Sipas autorëve, SHBA duhet të shohin te marrëveshja e Minskut disa të mira, siç është fakti se ajo ofron një strukturë legale dhe politike që përfshin fuqitë europiane dhe teorikisht hap rrugën për çmilitarizim.
“Duam apo nuk duam, Moska ka aq fuqi sa të formësojë mjedisin e sigurisë në Europë. Në këtë realitet…detyra më urgjente dhe qëllimi më imediat i administratës së ardhshme duhet të jetë mbajtja e integritetit të NATO-s si garantues i sigurisë europiane…Lidershipi amerikan në këtë zonë është esencial dhe kredibiliteti amerikan në Europë do të gjykohet jo vetëm nga ajo që deklarohet dhe bëhet në kontinent, por nga performanca e Washingtonit në menaxhimin e angazhimeve për siguri në botë…”, shkruajnë autorët, raporton Respublica. Ky sugjerim prek edhe Ballkanin që është një zonë tranziti mes interesave dhe ndikimeve nga Lindja dhe Perëndimi.
Kësaj gare dhe sfide i duhet shtuar edhe nevoja dhe angazhimi për bashkëpunim me Rusinë në Azi, aty ku Kina po del si fuqi dominuese dhe ku Moska po mbështet Indinë apo Japoninë. Një rol balancues e ka në dorë SHBA, njësoj si në Siri, ku autorët bëjnë thirrje që të të kuptohet se “Siria nuk është vetëm Siria”.