Dhuna në Indonezi, ushtria dislokohet në kryeqytet për të garantuar rendin

ndonezia është përfshirë nga kaosi pas-zgjedhor dhe nga përleshjet mes policisë e mbështetësve të një prej kandidatëve presidencialë janë shënuar tetë viktima e mbi 700 të plagosur. Ndërsa protestat hynë në ditën e dytë, në rrugët e Jakartës është dislokuar ushtria për të garantuar rendin dhe qetësinë.

Indonezia ka dislokuar ushtrinë për të ruajtur qetësinë pasi protestat pas zgjedhore hynë në ditën e dytë.

Ky vendim vjen për shkak të vazhdimit të dhunës në rrugët e kryeqytetit Jakarta, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet televizive treguan se si policia përdori plumba manovër për të shpërndarë turmën të mërkurën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak se policia u vu në vështirësi për të mbajtur nën kontroll gjendjen, u thirr në ndihmë ushtria.

Protestat e dhunshme shpërthyen më herët këtë javë pasi presidenti Joko Widodo u konfirmua për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Protestat filluan të martën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ish-gjenerali Prabowo Subianto i humbi zgjedhjet. Ky i fundit mbështet nga grupet radikale islamike të vendit.

Presidenti Widodo fitoi mbi 85 milionë vota ndërsa në zgjedhje e shprehën vullnetin e tyre 154 milion votues.

Gjenerali në pension Praboëo pretendon për “mashtrime dhe parregullsi masive” dhe refuzoi ta njohë humbjen. Autoritete zgjedhore të vendit i quajtën pretendimet e tij të pabazuara.

Deri tani të paktën tetë veta janë varë nga përleshjet me policinë mbi 700 të tjerë janë plagosur gjatë kësaj jave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?