Dimri më i ngrohtë që nga viti 1900 në…
”Meteo France”, shkruan se periudha nga 1 dhjetori deri më 29 shkurt kishte qenë më e nxehta që nga 1900. Temperaturat në Francë ishin 2.7 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1981-2010, teksa kushtet klimatike të shkurtit ishin veçanërisht të buta. ”Temperatura ka qenë mesatarisht 2 gradë Celsius mbi normalen për dhjetorin dhe janarin dhe më shumë se 3 gradë Celsius për shkurtin”. Temperatura mesatare e dimrit në Francë është 5.4 gradë Celsius, por në jug të vendit në shkurt janë regjistruar temperatura më të larta se 20 gradë Celsius.
KOHA JONË SONDAZH

