Dita Botërore e Obezitetit/Ekspertët: Më të rrezikuarit nga Covid-19, duhen të vaksinohen

Në ditën botërore të obezitetit, Federata Botërore e Obezitetit kërkon që individëve obezë tu jepet një prioritet më i madh për vaksinimet dhe për testimet për shkak të riskut të tyre më të madh nga Covid-19.

“Kemi nevojë që qeveritë ta marrin seriozisht obesitetin. Duhet që të kemi një përqasje të koordinuar. Duhet që qeveritë të adoptojnë korniza parandaluese dhe të fillojnë ta shohin obesitetin si një sëmundje; ta monitorojnë dhe parandalojnë atë. Kjo pandemi ka treguar sesa urgjente është problemi i obesitetit në të gjithë botën’’, shprehet Olivia Barata Cavalcanti, Drejtore e Federatës Botërore të Obesitetit.

Obesiteti është një gjendje komplekse, me dimensione të rëndësishme sociale dhe psikologjike, të cilat prekin të gjitha moshat dhe grupet socio-ekonomike. Obesiteti nuk është i lidhur vetëm me shoqëritë e zhvilluara, por edhe në vendet në zhvillim mendohet se 115 milionë individë vuajnë nga problemet që kanë të bëjnë me obesitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?