Dita e Falënderimeve në SHBA, mes humbjeve dhe ankthit nga Covid-19
Parada vjetore e Ditës së Falënderimeve në Nju-Jork, nuk u mbajt pasi kriza shëndetësore bëri që tradita shumëvjeçare të zhvillohet pa spektatorë. Miliona amerikanë nuk janë të gatshëm të ndryshojnë planet e tyre.
Më shumë se 1 milion pasagjerë kaluan kontrollet e sigurisë në aeroporte në prag të Ditës së Falënderimeve, pavarësisht paralajmërimeve të Qendrës për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve, për të qëndruar në shtëpi.
Pjesa tjetër e botës po ndjek e shqetësuar zhvillimet në SHBA. Ekpertë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë se grumbullimet dhe udhëtimet gjatë festës do të çojnë në një valë edhe më vdekjeprurëse të pandemisë gjatë javëve në vazhdim, para se vaksina të dalë në treg. Dr. Peter Hotez u shpreh: “Hiqni dorë nga veprimet e rrezikshme të grumbullimit brenda banesave dhe udhëtimeve dhe do të shpëtojmë jetë”.
KOHA JONË SONDAZH

