Dita Ndërkombëtare e Punës dhe historia e 1 Majit
Dita Ndërkombëtare e Punës shënohet çdo vit më 1 maj. E njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ose Dita e Majit, ky rast feston kontributin e punëtorëve në shoqëri. Ky manifestim lindi nga beteja e klasave punëtore për të siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës dhe të jetesës.
“8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë gjumë”. Ishte kjo moto e krijuar për herë të parë në Australi në vitin 1855 dhe që më pas u përdor nga pjesa më e madhe e lëvizjes së sindikatave. Një moto që i hapi rrugën kërkesave të tjera të përgjithshme dhe caktimit të një dite, pikërisht në 1 maj, ku të gjithë punëtorët mund të takoheshin për të mbrojtur autonominë e tyre”.
Kjo ditë simbolike lidhet me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.
Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për të drejtat e tyre. Në Europë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.
Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
KOHA JONË SONDAZH

