“Do ta lë të më vrasë”, modelja rrëfen dhunën fizike që përjetoi nga ish-i dashuri

Një modele me forma të bëshme ka zbuluar për herë të parë dhunën e tmerrshme që përjetoi nga ish-i dashuri, nga i cili mendonte se do vdiste.

Ayesha Perru-Iqbal që njihet për pjesëmarrjen në një shfaqje me modelë nudo do tregojë historinë për të rritur mbrojtjen ndaj dhunës fizike që mund të prekë cdo njeri. 28-vjecarja rrëfeu se i dashuri e rrihte vazhdimisht, i vendoste duart në fyt pa asnjë arsye dhe e tallte për peshën.

Ayesha: Shumë herë e kam parë jetën para syve dhe kishte momente që mendoja se ai do më vriste. Kishte raste që ndjeja veten që po lëshonte totalisht trupin. Mund të duket e cuditshme, por në këto raste shihja fytyrat e njerëzve të mi të dashur duke më kaluar para syve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrita në pikën ku mendova se duhet ta lë këtë gjë të ndodhë, duhet ta lë të më vrasë. Në fillim ishim të lumtur sepse shkonim shumë mirë. Gjithcka nisi një ditë kur kisha harruar peshqirin dhe dola nga dushi e lagur duke ecur nëpër shtëpi. Ai filloi të bërtiste me të madhe dhe për disa sekonda e gjeta veten në tokë. Pas kësaj, gjëra të tmerrshme ndodhnin cdo ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të abuzimit, ajo filloi të distancohej nga familja dhe miqtë pasi duhet të fshihte shenjat në trup.

Vendimin për tu ndarë nga i dashuri e mori kur një vajzë e telefonoi për ti thënë se kishte 10 vjet që dilte me atë djalë. Pas kësaj, zbuloi se kishte pasur lidhje me femra të tjera, gjë që nuk i pëlqeu aspak. Shkoi të fliste me të, por e pësoi më keq.

Ayesha: Gjëja e fundit që mbaj mend është që ai më coi në dhomë dhe më vuri duart në fyt. Kjo ishte pjesa më e dhimbshme pasi nuk mund të mbaja më dhe vendosa që ta lejoja të bënte cfarë të donte. “Do ta lë të më vrasë”, thashë me vete. Pastaj ndjeva dicka dhe mendova, “Jo, nuk do të vdes këtu”. E godita me krah dhe ia mbatha nga apartamenti. Dola në rrugë me rroba të grisura, me gjak në fytyrë dhe shenja në trup.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?