FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dokumenti/ Putin shkaku i përplasjeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Në një analizë të gazetës kroate “Jutarnji List” thuhet se është pikërisht ndikimi i madh që ka Rusia ajo që shkakton destabilitetin e Maqedonisë. Duke theksuar se pas Gruevskit qendron Putin, gazeta ndalet edhe në problemin me çështjen e emrit që ka Maqedonia.

“Ky shtet që edhe më tej është pa emër për shkak të kontestit me Greqinë, praktikisht tanimë disa muaj nuk po funksionon”,- thuhet në shkrim

“Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 dhjetor, mirëpo çështja është se ato a do të sjellin zgjidhje”, theksohet më tej në analizë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej thuhet se Maqedonia përballet me ndarje dhe qëndrime kontradiktore të opsioneve maqedonase dhe atyre shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe këtu Rusia mund të ketë rolin e saj kryesor, pasi që është e njohur se ajo përkrahë ‘kryeministrin teknik’ Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov, të cilët me vendimin për amnistimin për aferën e përgjimeve kanë nxitur krizë në Maqedoni. Nga ana tjetër, Brukseli qëndron në anën e udhëheqësit opozitar Zoran Zaev”, nënvizon analiza e gazetës së mirënjohur kroate.

putin-2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?