Donald Trump në garë për Presidencën e Amerikës

Emendon prej vitesh, por vetëm këtë herë iu mbush mendja për t’iu bashkua garës presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.
Miliarderi amerikan, Donald Trump njoftoi zyrtarisht se do të bëhet pjesë e garës paraprake në radhët e republikanëve për të qenë ai i përzgjedhuri i tyre që do të rivalizojë me emrin që do të dalë nga gara mes demokratëve, për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Trump njoftoi kandidaturën e tij nga “Trump Plaza” në Manhattan.
Ai ka qenë ndoshta kritiku më i ashpër ndaj politikave të presidentit Obama dhe këtë e ka shprehur haptazi disa herë, mes të cilave edhe debati mbi vendlindjen e shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë, që nisi pikërisht prej Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?