Donte të arrestonte Gjukanoviç, Dikiç 72 orë paraburgim
Ish-shefi i xhandarmerisë së Serbisë, Bratisllav Dikiç, si dhe 13 të dyshuarit e tjerë të arrestuar në Mal të Zi me akuzën e rrëmbimit të kryeministrit Milo Gjukanoviç do të qëndrojnë në paraburgim për 72 orë. Ata janë marrë në pyetje nga forcat speciale shtetërore.
Dikiç u arrestua në mbërmjen e së shtunës duke u gdhirë e diela e 16 tetorit me dyshimin se kanë krijuar organizatë kriminale dhe terroriste si dhe për sulm ndaj institucioneve dhe tentativën për arrestimin e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç
Prokuroria ka marrë në pyetje 20 personat por më pas janë lënë të lirë 6 prej tyre.
“Ka arsye për të dyshuar se në fillim të tetorit në Serbi dhe në Mal të Zi kanë formuar një organizatë kriminale me qëllim influencën në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ në Malin e Zi. Ka dyshime se plani i organizatës ishte se në momentin kur të deklaroheshin rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ata do të sulmonin me armë qytetarët që do të mblidheshin përpara parlamentit dhe zyrtarët e policisë, dhe më pas do të zaptonin Asamblenë me qëllim deklarimin e fitores e disa partive të caktuara politike” thuhet në deklaratë e cila shton se qëllimi i organizatës ishte arrestimi i Gjukanoviç, shkruan Vijesti
Ndërkohë agjencia Beta nga Podgorica raporton se për këtë arrestim nuk ishte i njoftuar ministri i brendshëm i Malit të Zi, Goran Danilloviç, i cili në qeverinë e besimit zgjedhor ishte përfaqësues i opozitës./REL/
KOHA JONË SONDAZH

