E gjitha bota thuajse në izolim, në Wuhan e festojnë ndryshe Vitin e Ri

Teksa miliona vetë në të gjithë botën nuk mundën të festonin siç do të kishin dëshiruar ardhjen e Vitit të Ri 2021, për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Wuhan, aty ku gjithçka nisi, duket se bashkë me 2020-n, lamtumira iu dha një herë e mirë edhe Covid-19.

Në fotografitë e publikuara nga Reuters, të cilat me siguri do të ngjallin zilinë e mbarë botës, banorët e qytetit ku koronavirusi u pikas për herë të parë festuan mbërritjen e 2021-shit me muzikë live, e turma të ngjeshura nëpër rrugët e qytetit.

Festa u mbajt 12 muaj pasi koronavirusi futi në izolim total qytetin me 11 milionë banorë, për t’u shfaqur e përhapur më pas në të gjithë globin, duke e bërë vitin 2020, një ndër më të zymtit në historinë e njerëzimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Wuhan nuk raportohet asnjë rast i ri prej 10 majit, pasi qyteti iu nënshtrua masave izoluese ndër më të rreptat në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?