E papritur! Vëllai i kryeministrit e mbështet opozitën në zgjedhje

Vëllai i kryeministrit të Singaporit, Lee Hsien Loong, ka bërë një veprim të çuditshëm pasi ka thënë se i jep përkrahje një partie të re opozitare në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit.

Në disa komente të bëra në Facebook, Lee Hsien Yang, ka thënë se partia “Veprimi i Popullit”, e cila udhëhiqet nga vëllai i tij i madh dhe e cila është themeluar nga babai i tij, Lee Kuan Yew, e ka humbur rrugën.

Komentet e tij vijnë pas mosmarrëveshjes mes vëllezërve për shtëpinë e babait të tyre të ndjerë dhe zgjedhjeve që do të mbahen më së largu në fillim të vitit 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë i mbështes me tërë zemrën parimet dhe vlerat e partisë Progresi i Singaporit. Partia në pushtet nuk është partia e babait tim. Ajo e ka humbur rrugën”, shkroi Hsien Yang në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paria “Veprimi i Popullit”, e cila ka qenë në pushtet që nga pavarësia e Singaporit para më shumë se një gjysmëshekulli me më shumë se 60 për qind të votave në secilin proces zgjedhor, ka refuzuar ta komentojë qëndrimin e vëllait të kryeministrit.

Kryeministri 67 vjeç i Singaporit ka thënë se do të japë dorëheqje nga kjo pozitë kur të bëhet 70 vjeç, duke e vënë partinë në një periudhë tranzicioni në një kohë të ndjeshme për shkak të vështirësive ekonomike dhe ankesave për pabarazi, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?