E tmerrshme: Hamburgeri i McDonalds për pak i thyen dhëmbin

Një grua pothuajse thyeu dhëmbin e saj pasi kishte një shufër të vogël metalike në hamburgerin që po konsumonte në McDonald.

Ada Teaupa sapo kishte zgjedhur një Burger Cheese nga McDonald’s në Cartwright, në perëndim të Sidneit.

‘Shikoni çfarë gjeta! Gati më theu dhëmbin! Mbesa ime tre-vjeçare porositi edhe një pulë dhe djathë dhe faleminderit zotit që nuk ja dhashë të gjitha!”, shkruan Daily Mail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha se fillimsht ja ofroi hamburgerin mbesës së saj, por e konsmuoi vetë sepse vajza tha se nuk ishte e uritur. Pasi e mori përsëri burgerin në dyqan, ajo tha që menaxherja dukej e hutuar dukshëm nga gjetja, përpara se të kërkonte falje të gabuar dhe t’i ofronte asaj një zëvendësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i McDonald i tha Daily Mail Australia se po hetonin incidentin e supozuar.

‘Ne jemi të zhgënjyer që kjo ka ndodhur. Ne e konsiderojmë shumë seriozisht sigurinë e ushqimit dhe kemi procese dhe sisteme të rrepta”.  Një hetim po zhvillohet aktualisht me restorantin, dhe ne inkurajojmë klientin të na kontaktojë për të na ndihmuar të hetojmë plotësisht,” tha zëdhënësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?