Ekonomia e Eurozonës, në “errësirë” – Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike

Perspektiva për Eurozonën ka qëndruar e zymtë, ndërkohë që ndjesia ekonomike ka prekur nivelin më të ulët në më shumë se 3 vite.  Treguesi i ndjesisë ekonomike i Komisionit Europian ra, ndërkohë që në industri po shqetëson prodhimi dhe porositë dhe sektori i shërbimit po ndikohet nga rënia e kërkesës. Në Francë, rritja ekonomike u ngadalësua prej shpenzimeve konsumatore, pavarësisht reduktimeve tatimore të presidentit Emmanuel Macron.   Të dhënat kanë shtuar vështirësitë për politikëbërësit që po luftojnë  në shumë drejtime.

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, që pritet të lehtësojë përsëri politikat monetare në Shtator,  ka paralajmëruar se perspektiva po bëhet gjithnjë e më e keqe.  Treguesi i klimës së biznesit i Komisionit Europian ra papritmas në Korrik,  duke prekur nivelin më të ulët në 6 vite.   Treguesi i ndjesisë ekonomike dhe të dhënat për ekonominë franceze mund të jenë vetëm fillimi i një jave negative.  Eurostat pritet të publikojë një ngadalësim të ekonomisë së Eurozonës në 0.2% dhe ekonomia gjermane me shumë mundësi është tkurrur, sipas Bundesbank.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?