Eksperti shpjegon fundosjen e monedhës Euro në Europë!

Fituesi i Çmimit Nobel Profesor Joseph Stiglitz, ka insistuar se BE-ja do të shembet në qoftë se Bashkimi nuk bën ndryshime të rëndësishme në politikën e monedhës së përbashkët.

Sipas ekonomistit, euro ka “dështuar për të sjellë prosperitet, pasi ka çuar në stanjacion ekonomik dhe në shkatërrim të solidaritetit ndërmjet shteteve anëtare”. Profesor Stiglitz ka zhvilluar një turn në BE me librin e tij të ri i cili shpjegon besimin si e vetmja mënyrë për të shpëtuar Bashkimin.

Shefi i BE-së ka insistuar se Brukseli nuk mund të jetë për tu fajësuar, pavarësisht se ka pranuar se ka çështje që duhet të trajtohen. Ai tha më tej se: “Unë me siguri nuk pretendoj se çdo gjë është duke shkuar mirë në Eoropë, por zgjidhja nuk është që të heqim euron për të ruajtur BE-në. Përkundrazi, zgjidhja është të merremi me problemet ekonomike të Europës, në mënyrë që vendet tona të vazhdojnë shërimin e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeroen Dijsselbloem argumentoi se humbja e një mekanizmi të kursit të këmbimit nuk është rreziku kryesor për euron, për shkak se studimet kanë treguar se “cikle ekonomike të vendeve të eurozonës janë të lidhur gjerësisht”. Në fakt, ai e sheh këtë çështje si në posedimin të vendeve të veçanta anëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se: “Nëse do të kthehemi tek futja e euros, ne mund të shohim se problemi nuk rrjedh nga humbja e levës të kursit të këmbimit. Problemi ishte se tregjet financiare nuk bënë asnjë dallim midis shteteve anëtare në lidhje me rrezikun, edhe pse ka pasur dallime të mëdha në potencialin e rritjes nga vendi në vend”.

Dijsselbloem ka përdorur shembuj se si në Irlandë, Spanjë, Greqi dhe Portugali, “pagat u rritën më shpejt se produktiviteti”.

Ai tha se kombet lejohen të kenë norma të ulëta interesi në një “tepri të kredisë” dhe dështoi për të investuar para në sektorët prodhues përpara krizës financiare.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?