Ekzekutimi i politikanit italian/ Në pranga i biri, nuk mban mend se çfarë ndodhi
Ekzekutimi i politikanit Franco Colleoni, ka tronditur mbarë opinionin italian. Ai u gjet i pajetë ditën e shtunë, në zonën e Bergamos. Mediat italiane raportojnë se 68 vjeçari u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi. Colleoni ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.
Një nga fëmijët e viktimës, Francesco 34-vjeç, pas një sherri me Franco Colleonin për rihapjen e restorantit të tyre “Il Carroccio” degjeneroi në përdorimin e dhunës barbare nga 34-vjeçari, i cili në fund i gjuajti të atit disa herë në një gur në kokë.
Sipas mediave italiane motivi i ngjarjes janë marrëdhëniet e këqija familjare dhe në ato që lidhen me menaxhimin e restorantit familjar. Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen. Franco Colleoni ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.
KOHA JONË SONDAZH

