Erdoğan dhe Obama konfirmojnë vendosmërinë në luftën kundër DEASH-it
Presidenti i Turqisë, Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Obama, me ç’rast konfirmuan vendosmërinë në luftën kundër DEASH-it në rajon kryesisht në Irak dhe Siri
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Barack Obama, me ç’rast konfirmuan vendosmërinë në luftën kundër DEASH-it në rajon kryesisht në Irak dhe Siri. Ata janë dakordësur se nuk duhet të lejohet prania e PKK-së në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Presidencës turke njoftohet se presidenti Obama dje në mesnatë ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Erdoğan.
Në bisedën Erdoğan – Obama e cila ka zgjatur 1 orë e 25 minuta është diskutuar për atë se si do të jenë fazat e ardhshme në luftën kundër DEASH-it.
Obama ka thënë se i vlerëson kontributet e Turqisë në këtë përpjekje për mbështetjen e ofruar Ushtrisë së Lirë Siriane e cila ka pastruar rajonin kufitar Turqi-Siri nga DEASH-i.
Dy presidentët kanë theksuar vazhdimësinë e presioneve kundër DEASH-it për pakësimin e kërcënimeve ndaj popullit të Sirisë, Turqisë, SHBA-ve dhe vendeve të tjera.
Ndër të tjera Obama tha se mirëpret procesin e dialogut që vazhdon mes Turqisë dhe Irakut në çështjen e pjesëmarrjes në nivel dhe mënyrë të përshtatshme të Turqisë në koalicionin kundër DEASH-it.
Gjithashtu në bisedë dy liderët konfirmuan mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Irakut.
Erdoğan tha se rajoni duhet të pastrohet nga të gjithë organizatat terroriste, përfshirë DEASH-in dhe PKK-në. Ai tërhoqi vëmendjen në rëndësinë se operacioni në Mosul duhet të kryhet me ndjeshmëri.
KOHA JONË SONDAZH

