FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdoğan dhe Putin bisedë telefonike për zhvillimet në Siri dhe Irak

Përveç situatës në Halep, liderët e Turqisë dhe Rusisë kanë biseduar edhe për krizën në Ukrainë e cila do të jetë njëra nga çështjet në takimin ndërkombëtar që do të mbahet në Berlin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Një burim anonim nga Presidenca e Turqisë deklaroi se Erdoğan dhe Putin kanë biseduar për çështje që prekin marrëdhëniet dypalëshe si dhe për zhvillimet aktuale në Siri dhe Irak në kontekst të luftës kundër terrorizmit në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Putin ka uruar homologun e tij turk për sukseset në Siri në luftë kudër DEASH-it, tha burimi i lartpërmendur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç situatës në Halep, liderët e Turqisë dhe Rusisë kanë biseduar edhe për krizën në Ukrainë e cila do të jetë njëra nga çështjet në takimin ndërkombëtar që do të mbahet në Berlin.

Erdoğan dhe Putin me këtë rast theksuan pajtimin në lidhje me rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë në të gjitha fushat. -AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?