Erdogan: Traka dhe Selaniku janë zona turke

Kokëçarje të re për politikën e Jashtme greke sjell deklarata e fundit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një fjalim për çështjen e Mosulit, Erdogan ka hedhur idenë e një referendumi popullor për zonat gjeografike, ku sipas tij jetojnë banorë turq, të cilat u janë dhënë shteteve të tjera pas traktateve të viteve 1918-1920.

Midis tyre përmend Trakën Perëndimore në Greqi, Qipron, ishujt e Egjeut, e madje edhe vet Selanikun.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Turqia nuk është vetëm kjo e 79 milionë banorëve, por ka përgjegjësi edhe për qindra mijëra vëllezërit tanë në zonat gjeografike, me të cilat na mbajnë të lidhura hallkat politike dhe kulturore. Është detyrë e saj të interesohet për Sirinë, Irakun, Libinë, Krimenë, Karabakun, Bosnjen dhe zonat e tjera”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se vendimet atyre viteve për zonat e Perandorisë Osmane ku kishte shumicë arabe duhej të ishin marrë në bazë të vullnetit të popullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për rastin e Trakës Perëndimore, Erdogan ka theksuar se kriter është prirja në drejtimin e fesë dhe gjinisë, dhe se statusi ligjor i kësaj zone duhet të përcaktohet si rezultat i një referendumi të lirë popullor.

Deklaratat e presidentit turk janë transmetuar menjëherë në të gjitha mediat në Greqi, ndërsa edhe Ministria e Jashtme greke ka reaguar me një deklaratë për shtyp, ku theksohet: Traka është greke, demokratike dhe europiane. Çfarëdolloj mendimi tjetër është i palogjikshëm dhe i rrezikshëm, pasi nxitja publike e çështjeve historike dhe sidomos atyre kufitare, që Traktati i Lozanës ka rregulluar në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme, duke formuar elementë të detyrueshëm për të gjithë, është sfiduese dhe minon stabilitetin rajonal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?