Falja e xhumasë, Kamenei: Irani, dora e Zotit që goditi bazat amerikane
Ajatollah Ali Kamenei drejtoi për të parën herë pas 8 vjetësh faljen e madhe të së premtes në Teheran me praninë e mijëra njerëzve. Gjatë fjalës së tij, Kamenei foli edhe për tensionet më të fundit me Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, vrasja e Kasem Solejmanit tregoi natyrën terroriste të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se sulmi iranian ndaj bazave amerikane në Irak tregoi se fuqinë e dorës së Zotit ndaj një force djallëzore. Ajatollahu tha se sanksionet ekonomike amerikane nuk do ta dobësojnë Iranin. Gjatë fjalës së tij turma bërtiste “Vdekje e Amerikës”.
Vendimi tij për të drejtuar pas shumë vitesh faljen e madhe të së premtes interpretohet si përpjekje për të zhvlerësuar protestat anti-qeveritare për goditjen e avionit ukrainas. Gjatë protestave të kësaj jave u hodhën parulla si “vdekje e Ajatollahut”.
KOHA JONË SONDAZH

