FBI është këshilluar të mos e publikonte hetimin ndaj Clintonit

FBI-ja u këshillua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, që të mos informonte Kongresin për hetimin e ri të postës elektronike të Hillary Clintonit. Zyrtarë të këtij departamenti thanë se, kjo lëvizje bie ndesh me rregullat, që shmangin ndërhyrjet në zgjedhje.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, drejtori i FBI-së James Comey veproi në mënyrë të pavarur, kur përmes një letre informoi Kongresin për zhvillimet e reja. Vet Comey, në komentet e tij të mëparshme mbrojti vendimin e marrë dhe tha se, nëse hetimi nuk bëhej publik kjo mund të krijonte keqkuptim, pasi FBI-ja nuk ka ende dijeni për përmbatjen e “e-mail”-eve të zbuluara së fundmi.

Sidoqoftë, Comey gjendet tashmë nën presion të madh, pasi jo vetëm Clinton, por një sërë demokratësh, mes të cilëve senatorë veteranë, i kanë shkruar atij dhe prokurores së Përgjithshme, Loreta Lynch, që të japin më shumë detaje për hetimin deri të hënën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre, vendimi për të publikuar rihapjen e çështjes më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit, po përdoret për qëllime politike. Kandidatja demokrate për Presidencën, Hillary Clinton tha se veprimi i FBI-së ishte jo vetëm i çuditshëm, por edhe i paprecedentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-Sekretarja e Shtetit sugjeroi se publikimi i hetimit mund të ndikojë jo pak në zgjedhje, duke qenë se votuesit meritojnë të dinë gjithçka dhe për momentin nuk dinë ende asgjë. Vendimi i FBI-së, sigurisht që u mbështet fuqishëm nga kandidati republikan Donald Trump, i cili veç akuzave për Clintonin dhe sjelljen e saj kriminale, sulmoi edhe Departamentin e Drejtësisë, për të cilin tha se po mbron rivalen e tij përmes një sistemi të manipuluar. TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?