FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FBI rihap hetimet për Clinton

Zgjedhjet në SHBA sa vijnë e po bëhen gjithmonë e më interesante.

BBC raporton se drejtori i FBI, James Comey ka deklaruar se byroja do të rihapë hetimet për emailet e kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Hetuesit thonë se kanë zbuluar emaile të reja, që mund të jenë të rëndësishme për hetimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Comey tha se hetuesit do të përcaktojnë nëse emailet përmbajnë informacion të klasifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

FBI ka gjetur edhe më parë informacion të klasifikuar në serverin privat të emailit të kandidates demokrate.

Por Comey tha atëherë se pavarësisht se Clinton e kishte trajtuar informacionin e klasifikuar në mënyrë të pakujdeshme, ajo nuk ka kryer ndonjë krim.

Një lajm i tillë bombastik vjen 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ndërkohë një tjetër femër ka deklaruar se kandidati republikan, Donald Trump, ka kërkuar prej saj favore seksuale.

Nga ana tjetër, rrjeti po zien nga spekulimet se parashikuesi i famshëm, Nostradamus, ka parashikuar ardhjen në pushtet të Donald Trump.

Sipas tyre, Nostradamus madje ka shkruar se ai do e çojë Perëndimin drejt Luftës së Tretë Botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?