Festivali i Woodstock, gati për festimet e 50-vjetorit

Në 50 vjetorin e festivalit të Woodstokut, festimet kanë filluar. Hipi tashmë në moshë të thyer dhe të rinj që adhurojnë epokën, janë zhytur në shpirtin e Woodstockut në ditën e parë të festimeve për përvjetorin e festivalit legjendar. Ka nga ata që 50 vite më parë, ishin ngjitur pa hezituar mbi makinë dhe i ishin drejtuar vendit ku do të mbahej festivali. Les Poinelli është një prej tyre dhe në atë festival ai kish takuar edhe bashkëshorten e tij të ardhshme.

Sot, ai është rikthyer në qytetin e Bethelit, afër Nju Jorkut, vendin ku jeta e tij kish ndryshuar përgjithnjë, duke iu bashkuar hipive të asaj kohe, tashmë në moshë të thyer, që kujtojnë dhe nderojnë erën e artë të paqes, dashurisë dhe muzikës. ”Nuk mund të bëje ndryshe veçse të entuziazmoheshe nga turma, nga bujaria e njerëzve”, tha një burrë.

Asokohe vetëm 19 vjeçar, Poinelli kujton legjendat e rrokut që ngjiteshin në skenë, mes tyre Jimi Hendrix, Janis Joplin dhe Santana, që performonin para rreth gjysmë milioni të rinjsh. E pasi kish kaluar fundjavën me të dashurën e tij të re, Gail, adoleshentët ishin ndarë ndërsa në sfond kishin Joe Cocker.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?