Filipinet goditet nga tërmetet, të paktën 8 të vdekur

Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy tërmete goditën një provincë në Filipine.

Tërmetet, me magnitudë 5.4 dhe 5.9 ballë, goditën provincën Batanes, një arkipelag në veri të vendit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Kryebashkiaku Raul de Sagon tha se rreth 60 vetë u lënduan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë njerëz ndodheshin brenda shtëpive të tyre kur tërmetet goditën vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar.

Oficeri i policisë, Uzi Villa, tha për AFP: “Ne pamë shtëpitë që lëkundeshin, disa nga muret e shtëpive u shembën dhe u rrëzuan mbi viktimat. Disa njerëz vdiqën, sepse po flinin ende kur ra tërmeti.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?