Fluturimi i fundit, derri përfundon në thertore pas “spektaklit” në park

Në Kinë, një park tematik është shënjestruar nga kritikët në mediat sociale për lëshimin e një derri të gjallë nga një lartësi prej 68 metrash me rastin e inagurimit të kërcimit të ri bungees.

Videot virale tregojnë kafshën 75 kg të lidhur në një shtyllë në majë të një kulle. Më pas dy burra e shtyjnë dhe e hedhi në zbrazëti. I tmerruar, derri ulërinte tërë kohën.

Akrobacia e kontestuar e parkut tematik “Meixin Red Ëine Toën” në qytetin Chongqing (Kina juglindore), gjithashtu u vu në skenë për të festuar fundin e vitit të derrit dhe fillimin e vitit të miut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkëputja në zbrazëti” shkaktoi një valë zemërimi në të gjithë botën edhe për shkak se  derri pas fluturimit mbeti i shtrirë, pa vetëdije dhe u dërgua në thertore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parku iu përgjigj sulmeve sociale me një deklaratë: “Ne pranojmë sinqerisht kritikat dhe këshillat e marra dhe i kërkojmë falje publikut. Ne do ta përmirësojmë marketingun tonë për t’u ofruar turistëve shërbime më të përshtatshme”.

猪生艰难!景区让200斤肥猪蹦极 猪被五花大绑惨叫连连

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?