“Foreign policy”: Detyrë e SHBA-ve bllokimi i influencës ruse në Ballkan

Prestigjozia “Foreign policy”, nënvizon se SHBA-të dhe BE kanë triumfuar në një mënyrë spektakolare në lidhje me çështjen e emrit me Maqedoninë Veriore, teksa arritën që të përbashkojnë dy shtete në marrëveshje. Në shkrim nënvizohet se Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë po bashkëpunojnë dhe ky është hap i mirë për politikën amerikane dhe globale.

Në pjesën për Kosovën, thuhet se shteti i Kosovës dhe Serbia duken më të papajtueshme me njëra – tjetrën dhe akuzojnë vazhdimisht njëra – tjetrën se janë kriminale. “E njëjta perspektivë si në Maqedoninë Veriore është e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vuçiç, as presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk kanë vizion të homologëve të tyre grekë dhe maqedonas”, nënvizohet nga “Foreign policy”.

Çështja e Kosovës është urgjente, sepse ajo vazhdon të mbetet një plagë e hapur rajonale. Me Bosnjën e ndarë, Rusia vazhdon që të ketë influencën e saj në Ballkan. Kështu që , detyra për ta kthyer Ballkanin nga perëndimi i bie Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mos lejuar influencën ruse aty”, raportohet nga media prestigjoze amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e Kosovës, vijohet në shkrim, mbetet ende e paqartë, përpos faktit se si Vuçiç dhe Thaçi kanë thënë se duhet angazhim edhe më i madh i SHBA-ve. Sa i takon ndarjes së mundshme të Kosovës, “Foreign policy” analizon se kjo ide nuk mund të bëhet konkrete dhe as do të kishte mbështetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?