FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca e goditur në ditën e krenarisë dhe lirisë

Të goditur në ditën më të rëndësishme: 14 korrik.

Ata që donin të mbillnin terror në Nisë duke vrarë të paktën 75 njerëz, kanë kërkuar edhe një datë simbolike, që për francezët është liria dhe çlirimi nga monarkia e Luigjit XVI.

Shkatërrimi i kështjellës së Bastijës, e përdorur si burg për kundërshtarët e monarkisë ndodhi në 14 korrik 1789, kur edhe nisi Revolucioni Francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

14 korriku ende festohet në Francë si një ditë feste kombëtare. Çdo vit në të gjithë Francën festohet 14 korriku. Çdo vit, kryhen rite zyrtare dhe festa popullore, që arrijnë kulmin në festimet e kryeqytetit, ku në mëngjes, nga ora 10 deri në 12, në Champs-Elysees zhvillohet një paradë ushtarake përpara zyrave të larta të shtetit, Harkut të Triumfit, në drejtim të Place de la Concorde, të ndjekura nga Presidenti i Republikës dhe të ftuar të huaj. Festimet dhe ceremonitë janë mbajtur edhe në Nisë, ku nisën në orën 17.30 me këngën solemne të Marsejezës, dhe disa orë më vonë, sapo përfunduan fishekzjarret, nisi gjakderdhja në rrugë./bota.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?