FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazeta turke dënohet për fyerje të Presidentit Erdogan

 

Një prej të përditshmeve kryesore turke ”Hurriyet” u dënua sot me një gjobë të rëndë për fyerje të presidentit Recep Tayyip Erdogan në një editorial, në mes fushatës për zgjedhjet legjislative më 7 qershor.

Një gjykatë e Ankarasë ka parë në një editorial nga Mehmet Yilmaz, publikuar në të përditshmen ”Hurriyet”, një sulm kundër të drejtave të Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Gjykata dënoi gazetarin dhe drejtoreshën e të përditshmes, Vuslat Dogan Sabanci me një gjobë prej 6 950 euro”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ”Anadolu Agency”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej një viti, qeveria turke ka rritur masat në përpjekje për të penguar internetin dhe rrjetet sociale. Në muajin mars 2014, një ditë para zgjedhjeve bashkiake, presidenti urdhëroi bllokimin e rrjetev sociale ”Twitter” dhe ”Facebook”.

”Hurriyet” publikoi të martën një editorial duke dënuar sulmet e padrejta dhe të pabaza të presidenti turk dhe duke e vënë theksin tek padrejtësitë dhe manipulimet e dukshme. Përse na sulmoni?, pyet e përditshmja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?