Gjatë Krishtlindjeve xhihadistët vrasin shtatë persona dhe djegin shtëpitë
Shtatë persona janë vrarë para Krishtlindjeve gjatë sulmit të grupit të xhihadistëve , Boko Haram në fshatin Pemi, ku shumica e qytetarëve janë të krishterë, në veri-lindje të Nigerisë.
Shefi i policisë Abëaki Kabu ka bërë të ditur se shtatë persona humbën jetë, dhjetë shtëpi u dogjën.
“Terroristët vranë shtatë persona, dogjën dhjetë shtëpi dhe plaçkitën depot e ushqimit që supozohej se do të shpërndaheshin me rastin e Krishtlindjes”
Sipas tij, anëtarët e grupit islamik Boko Haram grabitën spitalin dhe rrëmbyen priftin dhe më pas i vunë flakën spitalit dhe kishës së fshatit.
Boko Haram kohët e fundit kanë kryer shumë sulme ku më shumë se 36 mijë njerëz janë vrarë në dhjetë vitet e fundit dhe dy milionë prej tyre ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

