Gjenden të vdekur në qeli 40 të burgosur
Të paktën 40 të burgosur janë gjetur të varur brenda qelive të tyre në katër burgje të ndryshme në shtetin Amazonas të Brazilit. Të burgosurit u gjetën të vdekur të hënën.
Të gjithë trupat, të cilët u gjetën gjatë inspektimeve rutinë, kishin shenja asfiksimi, thanë zyrtarët.
Dhuna e së hënës erdhi një ditë pasi 15 të burgosur u vranë gjatë përleshjeve në burg në Manaus.
Burgjet dhe numri i të vrarëve për secilin burg:
-Burgu Antonio Trindade: 25 të vrarë
-Burgu Puraquequara: 6 të vrarë
-Provisional Detention Centre for Men: 5 të vrarë
-Burgu Anísio Jobim: 4 të vrarë
Kush ishin viktimat?
Zyrtarët e burgjeve thanë se viktimat i përkisnin të njëjtit grup trafikimi droge dhe se ishin vrarë për shkak të një përçarjeje të brendshme të bandës.
Çfarë ndodhi të dielën?
15 të burgosur vdiqën në burgun Anísio Jobim kur të burgosurit filluan të përlesheshin me njëri-tjetrin.
Disa u therën me furça dhëmbësh të mprehta ndërsa të tjerët u mbytën.
Dhuna shpërtheu gjatë orëve të vizitave dhe nëna e një të burgosuri e përshkroi atë si “kaos total”.

KOHA JONË SONDAZH

