Gjendet i vrarë ish-oficeri i Këshillit Kroat të Mbrojtjes i dënuar për krime lufte

Ditën e hënë sipas policisë në Monstar, ish oficeri i Këshillit Kroat të Mbrojtjes, Marko Radiç, është gjetur i vrarë  dhe një i dyshuar për vrasjen e tij ka rënë në prangat e policisë.

“Dy orë e gjysmë pas kryerjes së krimit oficerët tanë arrestuan të dyshuarin”–  tha Ministria e Brendshme e Kantonit Hercegovina-Neretva të Bosnjë dhe Hercegovinës.

I dyshuari u emërua si Josip Cvitanovic, alias Cviki, i cili ishte dënuar më parë me tetë vjet burg për vrasjen e vjehrrit të tij dhe përpjekjen për të vrarë vjehrrën e tij dhe motrën e saj në 2004.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyeja e vrasjes së Radiç deri tani mbetet e panjohur por policia është duke punar për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marko Radiç, u dënua për krime kundër njerëzimit kundër boshnjakëve në zonën e Mostarit të Bosnje dhe Hercegovinë gjatë kohës së luftës por u lirua nga burgu në Zagreb më 2 dhjetor pas dënimit me burgim prej 12 vjet e gjashtë muaj. Koha e kaluar në paraburgim nga 2 qershori 2006 ishte përfshirë në dënim

Radiç duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2027, por dënimi i tij për krime kundër njerëzimit u zvogëlua në mënyrë të diskutueshme nga një gjykatë Kroate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?