Gjenerali iranian: Do të doja të vdisja pasi raketa goditi avionin (VIDEO)

Vetëm pak ditë nga rrëzimi i avionit në Iran ku mbetën të vrarë 176 persona, komandanti i forcave ajrore iraniane u shpreh se ai dha urdhër për ndërprerjen e të gjithë fluturimeve nga kompanitë derisa të qetësohej tensioni me ShBA-në.

Por ky urdhër nuk është vënë në zbatim nga personeli i këtyre kompanive.

Në një konferencë për shtyp gjenerali Amir-ali-Hajizadeh u shpreh se Irani e goditi avionin me raketë pasi i druheshin një sulmi nga ShBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operatori i mbrojtjes identifikoi avionin por nuk arriti të lidhej me qendrën e aviacionit iranian për të konfirmuar nëse ai ishte apo jo i kompanive ajrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hajizadeh shprehet se operatori që lëshoi raketën kishte vetëm 10 sekonda kohë për të menduar dhe në pamundësi të konfirmimit ai vendosi ta godiste, një veprim ky sipas protokollit.

Por gjenerali ndihet i penduar për këtë ngjarje dhe mori të gjithë përgjegjësinë mbi vete.

“Pasi mora vesh që ky avion u godit nga raketat tona, nuk e doja më jetën”, – shprehet Hajizadeh gjatë konferencës.

Iran admits accidentally shooting down Ukrainian passenger jet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?