FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermani, Arrihet marrëveshje ndërkombëtare për armëpushim në Siri

Pas bisediemeve maratonë në Mynih të Gjermanisë, fuqitë botërore kanë arritur marrëveshjen e armëpushimit në Siri, e cila do të hyjë në fuqi pas një jave.

Marrëveshja nuk përfshin grupet xhihadiste të Shtetit Islamik dhe al-Nusras, thënë ndryshe lufta ndaj tyre do të vijojë, kurse armëpushimi vlen për gupet qeveritare dhe forcave rebele kundër tyre.

Vendimi vjen  pikërisht në momentin kur ushtria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse , ka intensifikuar betejën kundër rebelëve, veçanërisht javët e fundit, në qytetin e Alepos, gjë e cila ka detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre dhe të akumulohen në kampe të posatçme në kufi me Turqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu palët ranë dakord edhe për të zgjeruar dhe përshpejtuar  dërgesat e ndihmës në zonat që kanë nevojë në siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria siriane dhe grupet kryesore të opozitës nuk kanë thënë nëse do të zbatojë armëpushimin.

Më shumë se 250,000 njerëz janë vrarë në pothuajse pesë vjet luftë në Siri. Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerry tha se testi i vërtetë nis tani, nëse palët do të angazhohen të respektojnë marrëveshjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?