Gjermania gjen zgjidhjen për të eliminuar maskat (Foto)

Teksa të gjitha vendet janë duke diskutuar hapjen e lëvizjes ato janë të shoqëruara gjithmonë edhe me masa të shtuara të mbrojtjes. Nuk janë të paktë ata që i konsiderojnë maskat si mjaft të bezdisshme ndaj 2 shpikës gjermanë nga Berlini kanë gjetur një mënyrë origjinale për t’i zëvendësuar.

E kanë quajtur “iSphere” e krijuar me PVC një mbrojtëse ku mund të futësh vetëm kokën. Autorët janë Marco Canevacci dhe Yena Young, themelues të “Plastique Fantastique”. Një nga punët e tyre të mëparshme ka marrë pjesë edhe në Bienalen e Venecias.

Ata janë frymëzuar për krijimin e “iSphere” nga filmat fantastiko-shkencorë të viteve ‘50 dhe ’60 që i shihnin si projekte utopike. Sfera do të kushtojë 24 euro dhe mund të bëhet edhe në kushte shtëpie për vetëm 30 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?