Gjermania thyen paktin, blen 30 mln doza shtesë të vaksinës së Pfizer
Gjermania thyen paktin europian dhe blen 30 milion doza shtesë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, në sajë të një marrëveshje dypalëshe. Lajmi u publikua fillimisht tek e përditshmja Bild, sipas së cilës ka një marrëveshje analoge për rreth 50 milion doza me amerikanen Moderna, e më pas u konfirmuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Berlini devijon kështu nga pakti për solidaritetit mes shteteve anëtare, për ti siguruar në mënyrë kolektive vaksinat. Sic mësohet, qeveria Merkel ka lidhur ujdi me Biontech për të rritur prodhimin e vaksinës në tokën gjermane.
Lajmi është komentuar me nota zhgënjimi rreth Europës, dhe polemika ka patur për shpërndarjen e padrejtë të dozave të para, me Gjermaninë që ka siguruar më shumë se shtetet e tjera. Ndërkaq, një ngarkesë me 470 mijë doza rrezikon të mbetet në Belgjikë, për shkak të motit të keq me borë. Një sërë rajonesh, përshirë ato të Ligurias dhe Piemontes në Itali nuk kanë nisur ende vaksinimin.
KOHA JONË SONDAZH

