Gjyshja 108-vjeçare voton për europianet dhe apelon të rinjtë: Mos i injoroni zgjedhjet

Ai ka marrë pjesë vazhdimisht në të gjitha zgjedhjet në Itali, që nga viti 1946 deri sot. Dhe, në pragun e 108 viteve, ajo ishte pranë kutisë së votimit edhe në këto zgjedhje europiane. Luisa Zappitelli, e lindur në vitin 1911, thyen rekordin e saj personal.

Rreth orës 11.00, ajo u paraqit në Qendrën e Votimit në Perugia ku jeton, ndërsa pas votimit ndau dhe një mesazh për të rinjtë.

“Mos i injoroni zgjedhjet, sepse kjo është rruga që qytetarëve tu dëgjohet zëri i tyre. Unë ende e mbaj mend atë herën time të  parë kur kam votuar” tha ajo me krenari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?