FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haider Al-Abadai: Çdo muaj, 40 kamikazë hyjnë në Irak

Rreth 40 shtetas të huaj kandidatë për kryerjen e atentateve kamikaze hyjnë në Irak çdo muaj, theksoi kryeministri, Haider Al-Abadi duke i kërkuar vendeve të rajonit të frenpjnë fluksin e luftëtarëve të huaj.Kamikazët janë një prej armëve më të përgjakshme të përdorura nga grupi i Shtetit Islamik, që i dërgon ata në timonin e automjeteve të mbushura me eksploziv drejt pozicioneve të forcave irakiane të sigurisë apo në zona shumë të frekuentuara, ku ato shkaktojnë një numër shumë të madh viktimash.“Një mesatare prej 40 kandidatësh për atentate kamikae hyjnë në Irak çdo muaj”, deklaroi Abadi në televizion.
“Numri i luftëtarëve të huaj në Irak e kalon tashmë numrin e irakianëve, anëtarë të Shtetit Islamik, sipas Abadit dhe ka kamikazë që vijnë nga të gjitha vendet e rajonit. “Ka një problem që duhet të menaxhohet nga këto vende”, shtoi Abadi. “Këto vende duhet të pengojnë këta terroristë të vijnë në vendit tonë dhe të ndalojnë këtë makonë vrasëse, shkatërrimi dhe të përhapjes së terrorizmit”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?