Hetimet për Clinton – Shtëpia e Bardhë: Drejtori i FBI, zyrtar me integritet

Ndërsa demokratët kanë kritikuar drejtorin e FBI për bërjen publike të lajmit për hetimin e Clinton, Shtëpia e Bardhë në një konferencë për shtyp ka deklaruar se as do të mbrojë dhe as do të kritikojë veprimin e kreut të Byrosë Federale të Investigimit.

Sekretrari i për mediat i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Obama beson se James Comey është një zyrtar me integritet dhe me karakter. Ai tha se presidenti nuk beson se drejtori i FBI po përpiqet të ndikojë tek zgjedhjet, por thjesht ndodhet në një pozicion shumë të vështirë.

Ky qëndrim e vendos Presidentin Obama në një raport delikat me demokraten Hillary Clinton, e cila e konsideron këtë lëvizje të FBI mjaft shqetësuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas demokratëve drejtori i FBI ka shkelur ligjin dhe ka ndërhyrë në zgjidhje. Ndërkohë Trump në një reagim tha se FBI ka zbuluar skandalin e vërtetë të Clinton dhe nëse ajo zgjidhet presidenti atëhere SHBA do të përballen me mundësine e një krize institucionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?