Hetimet për sulmin kibernetik në SHBA

Në SHBA kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush qëndron pas sulmit kibernetik të së premtes, që çoi në bllokimin për dy orë të qindra faqeve të rëndësishme në internet, mes të cilave edhe ato të mediave të njohura si CNN, apo “New York Times”.

Krahas departamentit të Sigurisë Kombëtare hetimet po kryhen edhe nga FBI dhe CIA.

Shumë portale në zonën e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara u goditën nga sulmi, por më pas gjithçka iu kthye normalitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tjera faqe ku aksesi ishte i pamundur, ishin edhe ajo e Twitter, apo Netflix, Visa dhe Amazon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmin e konfirmoi edhe shoqëria DYN, që menaxhon domainat e websiteve.

Përgjegjësia nuk është marrë përsipër ende nga askush dhe po hetohen të gjitha shkaqet e mundshme të këtij sulmi.

Kjo ngjarje ndodh ndërsa tensionet mes SHBA dhe Rusisë për sulmet kibernetike janë rritur.

Uashingtoni ka akuzuar Moskën se po përdor hakerat për të ndërhyrë në garën presidenciale, kanë akuzuar Rusinë se qëndron pas sulmeve që synojnë manipulimin e zgjedhjeve presidenciale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?