FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hillary Clinton dhe Donald Trump në debatin e fundit televiziv

Hillary Clinton dhe Donald Trump do të debatojnë sot në mbrëmje për herë të fundit, 20 ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, për të cilat mbetet favorite kandidatja demokrate.

Ashtu si gjatë dy dueleve të para, ish-shefja e diplomacisë amerikane është përgatitur për disa ditë me dyer të mbyllura në një hotel pranë shtëpisë së saj në Chappaqua, në Nju Jork.

Një kohë e konsiderueshme, strategët e Clinton mendojnë se këto debate kanë pasur deri tani një ndikim vendimtar në fushatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Trump vazhdon mitingjet duke i kushtuar vetëm disa orë në ditë përgatitjes për duelin që do të ndiqet nga dhjetëra miliona amerikanë, edhe pse rekordi prej 84 milionë në debatin e parë duket i vështirë të arrihet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke siguruar një popullaritet në rritje tek gratë dhe minoritetet, Hillary Clinton ka siguruar mesatarisht 46 për qind të votave kundër 39 për qind për Donald Trump dhe 6,4 për qind për Gary Johnson./ /ec/ a.jor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?