Hillary Clinton: Me Trump i kam “larë duart”

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton tha se ajo nuk shqetësohej më për gjërat që thoshte Trump, por se do të fokusohet tek çështjet që shqetësojnë vendin.

“Kam debatuar me të për 4 orë e gjysmë,” tha ajo, duke kujtuar debatet e tyre të ashpra në 3 ‘duelet’.

“As që mendoj më që t’i përgjigjem atij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hillary Clinton foli për reporterët në bordin e avionit të saj të fushatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump nga ana tjetër mbajti një miting në Gettysburg ku premtoi negociata të reja tregtie me vende të ndryshme.

Me 16 ditë të mbetura nga zgjedhjet, skandalet për Trump nuk kanë të sosur, pasi një pornostare tha se kandidati republikan i kishte ofruar 10 mijë dollarë për të kaluar një natë me të.

Kësaj akuze, Donald Trump iu përgjigj duke thënë se ishte e pavërtetë dhe se do të padiste çdo grua që e akuzonte atë padrejtësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?